Lajme

Departamenti i Shtetit reagon për Berishën: Janë dhënë përjashtime për personat e prekur nga masat

06/11/2026 19:16
nga:Genita C

Zyra e Shtypit e Departamentit të Shtetit i është përgjigjur interesit të Euronews Albania lidhur me lajmin se është hequr non grata për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa përcaktime 7031(c) të vendosura gjatë administratës së mëparshme, sepse dhënia e përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës”, thuhet në përgjigjen për Euronews.