Lajme

Abilekaj: Ka paqartësi tek heqja e ‘Non Grata-s’ ndaj Sali Berishës, mbetet të shihet sqarimi zyrtar nga SHBA-të!

06/11/2026 19:32
nga:Y I

Gjatë ditës së sotme u raportua se kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, i është hequr ‘Non Grata’  nga SHBA-të e cila shpallur pesë vjet më parë nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blicnken.

Lajmi u kumtua edhe nga vetë Berisha në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

“Unë u ktheva. U kry” tha ai Berisha nga foltorja raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me lajmin e heqjes së ‘Non Grata-s’ së kreut të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike nga Tirana, Enton Abilekaj.

Abilekaj tha se ka diçka të paqartë tek lajmi për heqjen e sanksioneve ndaj kreut të PD-së dhe familjes së tij.

Sipas Abilekajt, nëse Sekretari Amerikan i Shtetit deklaroi shpalljen non grata sot dëgjohet nga pala e dëmtuar (Berisha) se është njoftuar privatisht për heqjen e këtyre sanksioneve dhe se ‘Non Grata’ nuk ka ekzistuar.

Ai potencoi se diçka e tillë duhet të sqarohet nga përfaqësuesit e SHBA-ve zyrtarisht.

Po ashtu sipas Abilekajt duhet të sqarohet se çfarë do të thotë heqja e sanksioneve dhe a është diçka e tillë heqje e non-gratës.

 “Ka diçka të paqartë tek heqja e sanksioneve ndaj kryetarit të Partisë Demokratike dhe familjes së tij.Nëse Sekretari i Shtetit i SHBA deklaroi shpalljen non-grata të zotit Berisha dhe familjareve të tij bashkë me sanksionet që përmban kjo masë, sot dëgjojmë nga pala e dëmtuar se është njoftuar privatisht se sanksionet janë hequr dhe Non-Grata nuk ka ekzistuar. Ajo që kemi parë dhe dëgjuar publikisht pra nuk paska ekzistuar, e gjithë beteja politike është ndërtuar mbi një mashtrim? Kjo është pjesa e parë që mbetet për tu sqaruar nga përfaqesuesit e SHBA-ve zyrtarisht. E dyta është çfarë do të thotë heqje e sanksioneve? A është heqje e non gratës? Thënë të gjitha këto, mbetet të gjykojmë gjyqtarin” tha analisti Abilekaj.

Ai potencoi se me atë çfarë ka ndodhur nga viti 2021 deri në 2025 tregon se besueshmëria ka renë dhe se konfliktualiteti i brendshëm është rritur.

Analisti Abilekaj, tha se vendimi i marrë në fillim ndaj Berishës e ndihmoi qeverinë dhe kryeministrin autoritar të godiste opozitën dhe të forconte pushtetin.

“Sepse në Shqipëri, ku palët janë shumë konfiktuale, BE dhe SHBA janë konsideruar si arbirtra të paftuar por të domosdoshëm. Me këtë që ndodhi nga maji i 2021 në qershor 2025, duket sikur i njejti arbirter ka marrë dy vendime të kunderta, besueshmëria ka renë, ndërsa konfliktualiteti i brendshëm është rritur. Kjo e veshtirëson jetën politike në vend. Thirrjet për vendimmarje më sovrane, për të mos degjuar aleatët perendimorë se ata mund të gabojnë, kanë filluar të bëhen më të besueshme, duke krijuar një terren kaotik, pa pika reference dhe si rrjedhim pa mundesi orientimi.Kjo eshtë e keqja e madhe qe sollen të dyja vendimet, po vecanerisht i pari, që e ndihmoi qeverinë dhe Kryeministrin autoritar, të godiste opozitën dhe të forconte pushtetin, duke venë në dyshim demokracine në vend”  deklaroi ai.

Sipas Abilekajt, perveç Sali Berishës, familjes dhe mbështetesve te tij, ka shumë pak vend per gezim pas këtij lajmi, pas Shqipëria mund të jetë zgjedhur si fush-betejë për politikat e brendshme të disa vendeve perëndimore.

“Sot, perveç Sali Berishës, familjes dhe mbështetesve te tij, ka shumë pak vend per gezim. Më shume ka frikë se Shqiperia është zgjedhur si fushë për betejat politike të brendshme të një ose disa vendeve perendimore” deklaroi njohësi i zhvillimeve politike nga Shqipëria Enton Abilekaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

SHBA heq sanksionin “non grata” për Sali Berishën