Lajme

Tërmkolli: Sali Berisha ishte dhe mbetet lideri më proamerikan i Shqipërisë, me heqjen e ‘Non Grata-s’ u kthye drejtësia në vend!

06/11/2026 18:55
nga:Y I

Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet t’i kenë hequr ‘Non Gratën’ kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë(PD) Sali Berisha.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryetari i PD-së, Berisha në seancën e sotme plenare të Kuvendit.

“Unë erdha, u krye”, tha Berisha nga foltorja.

Në lidhje me lajmin e heqjes së ‘Non-Gratës’ së Sali Berishës ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, e cila që nga marrja e këtij vendimi e ka cilësuar atë jashtëzakonisht të padrejtë.

Tërmkolli tha se me një vendim të tillë është kthyer drejtësia në vend dhe se është një akt shume i rendësishem jo veç për Berishën por për Shqiperinë dhe shqiptarët kudo.

Ajo tha se Sali Berisha ishte dhe mbetet lideri me proamerikan i Shqiperisë.

“U kthye drejtesia ne vend! Eshte nje akt shume i rendesishem jo vec per Berishen por per Shqiperine dhe shqiptaret kudo, edhe per Kosoven. Sali Berisha ishte dhe mbetet lideri me proamerikan i Shqiperise si prijes historik i nje fryme demokratike djathtiste qe i dha Shqiperise drejtimin dhe vlerat perendimore” deklaroi Tërmkolli për “Gazeta Blic”.

Tërmkolli potencoi se me një vendim të tillë nga SHBA-të u godit edhe ultramajtizmi sorosian anti-shqiptar ne krye me Edi Ramën.

“Me ketë akt njekohesisht u godit edhe ultramajtizmi sorosian anti- shqiptar ne krye me Edi Ramën, që me planet e tyre djallezore dëmtuan e po demtojnë aq shume Shqiperine dhe shqiptarët” deklaroi Melihate Tërmkolli në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

SHBA heq sanksionin “non grata” për Sali Berishën