Lajme

Hicks dhe Vergès vizitojnë Kosovën, priten nga Kurti

06/11/2026 18:15
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks dhe Françoise Vergès, që ishin të shoqëruar nga studiuesja letrare Diona Budima.

Kurti i uroi shkrimtarët dhe kuratorët Hicks dhe Vergès për diskutimin me moderimin e studiueses Budima, i mbajtur më 10 qershor në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të programit “Në bisedë”.

Hicks është profesor i arkeologjisë bashkëkohore në University of Oxford dhe kurator në Pitt Rivers Museum, i cili për tri dekada ka hulumtuar kulturën materiale dhe vizuale të së kaluarës njerëzore, duke përfshirë botët moderne, koloniale, bashkëkohore dhe digjitale. Ndërkaq, Vergès është aktiviste feministe, shkrimtare, kuratore e pavarur dhe edukatore publike. Ajo është autore e një numri të madh librash e botimesh.