Lajme

Haradinaj falënderon aleatët ndërkombëtarë për mbështetjen në çlirimin e Kosovës

06/11/2026 17:03
nga:Genita C

Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Prishtinës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit me rastin e Ditës së Çlirimit, raporton GazetaBlic.

Ai shprehu nderim për luftëtarët e UÇK-së dhe dëshmorët që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, duke falënderuar gjithashtu familjet e tyre dhe veprimtarët që kontribuuan në çlirimin e vendit.

Haradinaj shprehu mirënjohje edhe ndaj botës demokratike, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen në rrugën e Kosovës drejt lirisë.