Sporti

Costacurta kritikon Leaon: Nuk është lider dhe nuk ka qenë kurrë në nivelin e ‘Topit të Artë’

06/11/2026 14:55
nga:Mergim Rreci

Ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Alessandro Costacurta, ka kritikuar ashpër Rafael Leao-n, duke vënë në dyshim statusin e tij si lider i skuadrës dhe duke deklaruar se portugezi nuk ka qenë kurrë në nivelin e lojtarëve që luftojnë për Topin e Artë.

Leao është një nga emrat që mund të largohet nga Milani pas një sezoni zhgënjyes 2025/26, ku kuqezinjtë mbetën jashtë Ligës së Kampionëve, pavarësisht se kaluan një pjesë të madhe të sezonit në vendin e dytë në Serie A.

Gjatë grumbullimit me Portugalinë, sulmuesi ka lënë të kuptohet se koha e tij në “San Siro” mund të ketë përfunduar. Në një intervistë për mediat portugeze, ai deklaroi se ka nevojë për një sfidë të re dhe se Premier League ose La Liga do t’i përshtateshin më mirë talentit të tij.

Komentet e Leao-s nuk janë pritur mirë nga Costacurta, i cili në një intervistë për La Gazzetta dello Sport ka shprehur hapur rezervat e tij.

“Personalisht, nuk e kam konsideruar kurrë një lojtar të nivelit të Topit të Artë. Kam luajtur me futbollistë që kanë qenë në atë kategori dhe ata janë në një nivel krejtësisht tjetër. Nëse largohet, Milani nuk po humbet një Kaka apo një Shevchenko. Rafa nuk ka qenë kurrë një kampion i atij niveli, edhe pse ai mendon se është”, u shpreh ish-mbrojtësi italian.

/GazetaBlic Sport/