Ish-kapiteni i Anglisë dhe legjenda e Chelsea-t, John Terry, ka thurur elozhe për mesfushorin Jude Bellingham, duke e krahasuar stilin e tij të lojës me ikonën franceze Zinedine Zidane.
Në një deklaratë për mediat, Terry u shpreh se Bellingham po tregon një nivel të jashtëzakonshëm pjekurie dhe elegance në fushë, duke e bërë atë një nga lojtarët më të veçantë të brezit të ri, transmeton GazetaBlic Sport.
“Bellingham më kujton Zidane-in duke luajtur… është thjesht elegant në fushë,” tha Terry, duke vënë në pah aftësinë e tij për të kontrolluar ritmin e lojës dhe për të ndikuar në momentet vendimtare.
Mesfushori anglez vazhdon të jetë një nga emrat më të spikatur në futbollin europian, ndërsa pritshmëritë për të në kompeticionet ndërkombëtare janë gjithnjë e më të mëdha.
/GazetaBlic Sport/


