Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka deklaruar: “Më pëlqen inflacioni”, pasi të dhënat zyrtare treguan se çmimet në Shtetet e Bashkuara u rritën muajin e kaluar me ritmin më të shpejtë të tre viteve të fundit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Bureau of Labor Statistics (BLS), në muajin maj çmimet ishin rritur me 4.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Norma e inflacionit u rrit nga 3.8% në prill, kryesisht si rezultat i rritjes së kostove të energjisë pas konfliktit ushtarak midis Izraelit dhe Iranit.
“Më pëlqen. Shifrat ishin të shkëlqyera. E dini çfarë më pëlqen vërtet? Më pëlqen inflacioni”, tha Trump gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, ai premtoi se çmimet do të bien ndjeshëm sapo të përfundojë lufta me Iranin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Më vonë, në një intervistë për gazetën New York Post, Trump tha se komentet e tij ishin keqinterpretuar. Sipas tij, ai nuk kishte dashur të thoshte se i pëlqen inflacioni, por se ishte i kënaqur që inflacioni nuk ishte rritur edhe më shumë.
“Më pëlqejnë shifrat e inflacionit për shkak të asaj që tregojnë ato”, tha Trump për gazetën.
“Shifrat do të jenë të jashtëzakonshme, sepse po tregojnë se, pavarësisht se jemi në luftë, ato janë shumë më të ulëta se sa pritej. Dhe kur të dalim nga kjo luftë, inflacioni do të jetë edhe më i ulët se sa ishte para se të fillonte konflikti”.


