Mexico City po numëron orët e fundit për t’u shndërruar sërish në epiqendrën e futbollit botëror.
Sot, më 11 qershor, kombëtarja e Meksikës do të përballet me Afrikën e Jugut në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës FIFA 2026, një duel që shënon fillimin e turneut më të madh në histori, transmeton GazetaBlic Sport.
Sfida do të zhvillohet në stadiumin legjendar Azteca, i cili gjatë turneut do të mbajë emrin ‘Estadio Mexico City’. Ky impiant ikonik, i njohur për historinë e tij të jashtëzakonshme, do të bëhet përsëri skena e një momenti që pritet të hyjë në kujtesën e futbollit botëror.
Ndeshja hapëse në Azteca ka një simbolikë të veçantë, pasi asnjë stadium tjetër në botë nuk ka pritur ndeshjet hapëse të tre edicioneve të Kupës së Botës. Kjo e vendos Mexico City-n në një kategori unike në historinë e këtij sporti, duke e lidhur ngushtë me disa nga momentet më të mëdha të futbollit ndërkombëtar.
Stadiumi Azteca, i hapur në vitin 1966, ka një kapacitet prej rreth 87,500 vendesh pas rinovimeve të gjera që kapën vlerën afërsisht 3.6 miliardë peso (rreth 160 milionë euro) dhe u përfunduan në fillim të vitit 2026. Me këtë transformim, ai mbetet stadiumi më i madh në Amerikën Latine dhe një nga impiantet më ikonike në botë.

/GazetaBlic Sport/


