Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), kanë dënuar fuqishëm deklarimin e nënkryetares së Komisionit të Pavarur të Mediave, Drita Morina e cila, ‘pa asnjë mbështetje në Kodin e Etikës të KPM-së, ka paralajmëruar mbylljen e emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini’
KMShK i ka bërë thirrje KPM-së që të ruajë pavarësinë dhe të gjykojë drejtë, në përputhje me standardet e Kodit të Etikës të KPM-së.
KMShK, po ashtu, u ka bërë thirrje anëtarëve të KPM-së të përmbahen nga deklaratat e pamatura dhe të pabazuara për cilësinë e raportimeve në mediat e vendit.
“Deklarata të tilla paralajmëruese dhe të pabazuara përbëjnë presion të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.KMShK u bën thirrje anëtarëve të tjerë të KPM-së që të distancohen publikisht nga nisma të tilla, të cilat ndikojnë seriozisht në lirinë e mediave në vend” thuhet në reagim raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:


