Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Dedaj tha se nga këto zgjedhje ‘nuk fitoi askush dhe më së shumti humbi Kosova’
“Në zgjedhjet e 7 qershorit pothuaj nuk fitoj askush dhe më së shumti humbi Kosova.Proceset elektorale të njëpasnjëshme, bllokada institucionale dhe shtetërore, kolapsi demokratik dhe shpenzimet e miliona eurove të imponuara nga regjimi populist në ikje i Albin Kurtit, pëveç që e kan molisur dhe degraduar shtetin, ato nuk i sjellin asnjë të mirë dhe asnjë dobi Kosovës” deklaroi Dedaj.
Sipas ish-ambasadorit Dedaj, Lëvizja Vetëvendosje dhe Kosova dolën të jenë humbësit më të mdhenjë të këtij procesi siç ai e quan të kontaminuar.
“Dështimi dhe keqqeverisja e LVV, izolimi dhe sanksionimi ndërkombëtar i Kosovës, dëmtimi i partneritetit dhe integrimit Euroatlantik, lojrat rreth pozitës së Presidentit dhe kapjes totale të shtetit nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, e gjunjëzuan Kosoven dhe imponuan zgjedhje të jashtëzakibshme.
Albin Kurti i cili është tashmë i njohur si pirat dhe uzurpator i lirisë dhe i shtetit, i gjuajti në ‘rulet si në kazino’ qindra miliona euro për t’i blerë votat dhe pushtetin në njërën anë kurse në anën tjeter populli abstenoj dhe afer 200.000 qytetar i bojkotuan zgjedhjet duke e sjellur në pikëpytje ndërtimin dhe normalitetin institucional të Republikës së Kosovës.Kosova dhe LVV nuk dolën fitues por dolën të jenë humbësit më të mdhenjë të këtij procesi të kontaminuar, të blerë, të kriminalizuar dhe jodemokratik” potencoi Dedaj.
Dedaj tha se këmbëngulja e frikshme e Kurtit për refuzimin e gazit amerikan vë në ‘pikëpyeje misionin e binomit Kurti-Osmani’.
“Këmbëngulja e frikëshme dhe anti-Kosovë teper e rrezikshme e Kurtit për refuzimin e projektit ekonomik, politik dhe strategjik të gazit amerikan vë në pikëpyeje misionin dhe tërë politiken dështake të binomit Kurti-Osmani, në periudhen më të errët të shtetit të Kosovës 2020-2026” tha Dedaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje, doli sërish subjekti i parë politik në vend por duke shënuar një rënie të ndjeshme nga zgjedhjet e dhjetorit ku nga 51.1 % sa ishte ra në rreth 43 %.
Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës fitoi 21.1 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 17.6, e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 7.2 për qind.
Zgjedhjet e 7 qershorit, analistët: ‘Askush nuk duhet të qeverisë i vetëm’


