Sporti

Mediat italiane: Glaner, trajneri i ri i Milanit

06/10/2026 18:31
nga:L J

Oliver Glasner do të bëhet trajneri kryesor i Milanit, raporton “Gazzetta dello Sport”, duke informuar se gjigantët e Milanit kanë arritur një marrëveshje me austriakun për kushtet e një kontrate dyvjeçare deri në vitin 2028, me një opsion për një sezon të tretë.

Glasner do të pasojë Massimiliano Allegrin, i cili u detyrua të largohej pasi Rossonerët nuk u kualifikuan në Ligën e Kampionëve në xhiron e fundit të Serie A muajin e kaluar.

Oliver Glazner triumfoi në Europa League me Eintracht Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2022, dhe më pas pati një periudhë të sukseshme në Crystal Palace të Anglisë, duke fituar Kupën FA dhe Community Shield vitin e kaluar, si dhe trofeun e Ligës së Konferencës.

Në janar, specialisti njoftoi se do të largohej nga Crystal Palace në verë.

/GazetaBlic Sport