Artan Behrami ka reaguar ndaj paralajmërimeve të KPM-së për mbylljen e emisionit “Debat Plus” dhe dënimeve ndaj T7 e mediave të tjera, duke i cilësuar ato si dëshmi se Qeveria dëshiron një Kosovë pa media, raporton GazetaBlic.
Behrami theksoi se liria e medias është themel i demokracisë, duke kujtuar thënien e Thomas Jeffersonit se do të preferonte media pa qeveri sesa një qeveri pa media.
Ai tha se prej vitesh mediat dhe gazetarët janë përballur me bojkot, sulme dhe etiketime, por shtoi se Kosova nuk do të mbetet kurrë pa media të lira dhe pa gazetarë që mbrojnë të vërtetën.


