Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, është i bindur se rikthimi i Jose Mourinhos si trajner te Real Madridi do t’i japë shumë hapësirë kampionatit spanjoll dhe do ta bëjë garën edhe më emocionuese.
Në një deklaratë, Tebas e përshkroi rikthimin e mundshëm të specialistit portugez si “argëtues” dhe nuk e fshehu se një veprim i tillë do të sillte intrigë shtesë në kampionat.
“Argëtim, rikthimi i Mourinhos më duket argëtues. Nuk do të komentoj për aspektin sportiv dhe teknik, por gjithmonë kam thënë se më pëlqeu liga me Mourinhon dhe Guardiolën sepse i dhanë shumë shije. Ne të gjithë e njohim Mourinhon”, tha presidenti i La Ligas.
/GazetaBlic Sport


