Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke lënë në fuqi gjobën prej 5.100 eurosh të shqiptuar për përfshirjen e një 10-vjeçareje në fushatë.
Gjoba erdhi pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Rreth saj, është deklaruar drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.
“Gjykata Supreme e Kosovës ka lënë në fuqi vendimin e PZAP-së, duke refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me gjobën prej 5.100 eurosh të shqiptuar për pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore.
Nje nga ankesat lidhur me shkeljen e bërë nga LVV është bërë nga IKD.


