Bernardo Silva po shihet si një mundësi interesante në treg nga Real Madrid, me klubin madrilen që raportohet se po e monitoron situatën e tij për një transferim të mundshëm në të ardhmen.
Sipas disa raportimeve mediatike, agjenti i tij Jorge Mendes ka ofruar lojtarin te disa klube të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin, duke e paraqitur si një opsion të vlefshëm në treg, veçanërisht nëse krijohet mundësia e largimit nga Manchester City, transmeton GazetaBlic Sport.
Brenda klubit madrilen, thuhet se profilet e tij janë diskutuar në nivel drejtuesish sportivë, pasi ai shihet si një lojtar teknikisht i kompletuar, i aftë të luajë në disa pozicione në mesfushë dhe sulm. Megjithatë, ende nuk ka një vendim përfundimtar dhe situata mbetet në fazën e vlerësimit.
Disa burime theksojnë se Real Madridi e konsideron atë si një “mundësi tregu”, por prioritetet e klubit në merkato mund të ndikojnë në ecurinë e këtij interesi.
/GazetaBlic Sport/


