Sipas mediave italiane, Oliver Glasner është shndërruar në kandidatin kryesor të AC Milan për postin e trajnerit të ri, pas largimit të Massimiliano Allegrit.
“Rossonerët” raportohet se i kanë ofruar trajnerit austriak një kontratë dyvjeçare, me pagë që varion nga 3 deri në 5 milionë euro në sezon, sipas Gazzetta dello Sport dhe SportMediaset.
Sipas raportimeve, Glasner është i gatshëm t’i bashkohet Milanit dhe pritet të pranojë ofertën, edhe pse marrëveshja ende nuk është nënshkruar zyrtarisht. Në prapaskenë, pronari i Milanit Gerry Cardinale po kërkon fillimisht emërimin e një drejtori teknik, ku përmendet edhe Ralf Rangnick, i cili e sheh Glasnerin si zgjedhjen ideale për pankinën.
Ndërkohë, raportohet se Glasner ka refuzuar një ofertë nga Fenerbahçe, duke i dhënë përparësi një transferimi të mundshëm në Serie A.
Marrëveshja mbetet në pritje, por Milani duket gjithnjë e më pranë emërimit të trajnerit austriak.
/GazetaBlic Sport/


