Lajme

Rikthehet flamuri serb te Fakulteti Teknik në veri të Mitrovicës

06/10/2026 07:50
nga:G B

Gjatë fillimit të kësaj jave, ishte raportuar se flamuri i Serbisë, dhe flamuri i Fakultetit Teknik në veri të Mitrovicës, ishin larguar nga shtizat ku ndodheshin prej kohësh kur funksion fakultetit.

Sipas gazetarit korrespodent të “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku, të njëjtit flamuj janë rivendosur në vendet e tyre.

Ai shtoi se dekani i fakulteti, për mediumet serbe, ka deklaruar se bëhej fjalë vetëm për ndërrime mekanizmash.