Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përpunuar deri më tani rezultatet nga 1,260 vendvotime, nga gjithsej 2,498, që përfaqësojnë 50.44 për qind të vendvotimeve në nivel vendi.
Sipas rezultateve të deritanishme, kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, prin bindshëm në listën e kandidatëve më të votuar, me 117,868 vota.
Pas tij renditen Glauk Konjufca me 92,616 vota dhe Albulena Haxhiu me 53,590 vota.


