Mesfushori kosovar, Alban Shabani është tashmë lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me FC Ferizaj, duke u shndërruar në një nga emrat interesant në tregun e verës për skuadrat që kërkojnë përforcime në repartin e mesfushës.
Me afatin kalimtar që pritet të intensifikohet në javët e ardhshme, mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për Alban Shabanin, ndërsa interesimi për mesfushorin pritet të rritet pas statusit të tij si lojtar i lirë.
Shabani zhvilloi 31 paraqitje me Ferizajn në sezonin 2025/26, duke qenë nga lojtarët kyç të ekipit.
/GazetaBlic Sport


