Skuadra e Feronikelit ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Granit Begolli.
Begolli i cili ndihmoi ekipin të rikthehet në Superligë, nuk do ta udhëheqë klubin edhe në sezonin e ri, njofton klubi.
Më poshtë keni njoftimin e klubit:
“Faleminderit, Granit Begolli!
Duam te ju njoftojmë se me marrëveshje të dyanshme kemi përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Granit Begolli.
Klubi ynë shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për punën profesionale, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e stafit tonë teknik. Me seriozitetin, angazhimin dhe profesionalizmin e tij, Graniti ka lënë gjurmë të rëndësishme në rrugëtimin e klubit tonë.
E falënderojmë për gjithçka që ka dhënë për FC Feronikeli 74 dhe i urojmë suksese të shumta në karrierën e tij të mëtejshme, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.
Me njerëz si Begolli nuk ka asnjëherë lamtumirë, por gjithmonë mirëupafshim”, shkruan FC Feronikeli 74′.
/GazetaBlic Sport


