Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Alvaro Arbeloas nga posti i trajnerit të tyre kryesor pas një periudhe të shkurtër në krye.
Një deklaratë e klubit tha: “Real Madrid dhe Alvaro Arbeloa kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund kohës së tij si trajner i ekipit të parë.
“Real Madridi, i cili do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, i uron Alvaro Arbeloas dhe të gjithë familjes së tij fat të mbarë në këtë fazë të re të jetës së tyre.”
Jose Mourinho tani pritet të shpallet si trajneri i ri i Madridit.
/GazetaBlic Sport


