Lajme

Policia konfirmon vdekjen e të moshuarit në Gjakovë, nis hetimet

06/09/2026 19:25
nga:Y I

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar  se sot rreth orës 07:20, policia është njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.

Elezaj tha se “menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor.

E rëndë: Gjendet i varur një 86-vjeçar në Gjakovë