Lajme

Ishin zhdukur prej 48 orësh në malet e Polisit në Librazhd, gjenden shëndoshë e mirë 2 turistët gjermanë

06/09/2026 19:15
nga:Y I

Dy turistët gjermanë që ishin zhdukur prej rreth 48 orësh në zonën e thellë malore të Polisit, në territorin e Bashkisë Librazhd, janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas informacioneve, ata po shkojnë drejt Përmetit dhe po i bashkohen grupit të giudës, që i shoqëronte gjatë udhëtimit në zonat malore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për zhdukjen e tij, emergjencat civile dhe banorë të zonës kanë ndërmarrë operacionin e kërkimit në këtë terren të vështirë malor ku siç mësohet valët e linjave telefonike janë problem.

Fatmirësisht ata u gjetën shëndoshë e mirë.