Lajme

Hysni Mehani i VV-së ende ‘larg’ Kuvendit, Skenderaj i jep 422 vota

06/09/2026 13:18
nga:G B

Kandidati i VV-së për deputet, Hysni Mehani, emri i të cilit bëri bujë pas rastit me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, aktualisht është renditur i 77-ti nga çereku i votave të numëruara.

Mehani në nivel vendi ka marrë 2 mijë e 88 vota, ndërsa në vendin e vet, Skenderaj, 422 vota.

Ai kishte kandiduar edhe për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, por nuk ka arritur të fitojë.

Ndryshe, rezultatet preliminare të KQZ-së e kanë vendosur VV-në të parën me 42.91 për qind, PDK e dyta me 21.08 për qind, LDK me 17.60 për qind dhe Aleanca me 7.17 për qind.

Ndërsa bazuar në të dhënat paraprake, Vetëvendosje do t’i ketë 48 ulëse në Kuvend, PDK me 24 ulëse, LDK-ja me 20 dhe AAK-ja me 8.