Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e deritanishme për kandidatët për deputetë, ku deri tani janë numëruar 4.56% e votave, raporton GazetaBlic.
Sipas të dhënave aktuale, listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kryeson Ardian Gjini me 772 vota.
Pas tij renditet Ramush Haradinaj me 688 vota, ndërsa në vendin e tretë është Daut Haradinaj me 522 vota.
Në top dhjetëshen e kandidatëve më të votuar të AAK-së figurojnë edhe Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Arbër Tolaj, Agim Çeku dhe Teuta Haxhiu.
Këtu mund t’a ndiqni LIVE publikimin e rezultateve të para të kandidatëve për deputetë


