Sporti

Zyrtare: Jurrien Timber do të mungojë në Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi!

06/08/2026 19:45
nga:L J

Holanda ka konfirmuar se mbrojtësi Jurriën Timber do të mungojë në Kupën e Botës.

Timber ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë në Premier League këtë sezon, por humbi fundin e sezonit të Arsenalit për titull për shkak të një dëmtimi.

Dhe tani është konfirmuar nga “Portokallinjtë” se, pavarësisht se u zgjodh në skuadrën e tyre fillestare prej 26 lojtarësh, ai do të mungojë për turneun.

Trajneri Ronald Koeman ka thirrur Lutsharel Geertruida të Sunderland si zëvendësues të Timber.

Holanda është vendosur në një grup së bashku me Japoninë, Suedinë dhe Tunizinë.

/GazetaBlic Sport