Sporti

Lojtarët e Iranit në Kupën e Botës mbajnë në sakot e tyre emblemat me numrin 168, ja kuptimi i tyre!

06/08/2026 15:53
nga:L J

Ekipi i Iranit në Kupën e Botës mbërriti në Meksikë këtë fundjavë duke mbajtur në sako një simbol që i bënin homazh viktimave të një sulmi vdekjeprurës me raketa në një shkollë fillore në fillim të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Emblemat, të cilat lojtarët i mbanin në xhaketat e tyre me të mbërritur në Tijuana të Meksikës, të dielën, mbanin numrin “168”.

Numri i referohet viktimave, kryesisht fëmijë, të cilët u vranë në një sulm të 28 shkurtit në një shkollë në Minab, në Iranin jugor, një sulm që i atribuohet gjerësisht SHBA-së.

Ambasada e Iranit në Hungari të hënën pranoi se ishin vendosur emblemat në një postim në rrjetet sociale, duke iu referuar konkretisht Minabit.

/GazetaBlic Sport