Lajme

Zbulohen detaje nga vrasja e të riut në Shqipëri: Autori i dyshuar qëlloi nga vetura

06/08/2026 13:51
nga:G B

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja që ndodhi mesditën e sotme në Paskuqan, pas të shtënave me armë.

Top Channel raporton se viktima, 26-vjeçari Ardian Baloshi është qëlluar në rrugë. Ndërkohë autori i dyshuar, 39-vjeçari Sadik Llanaj, ka qenë në makinë në momentin që ka shkrepur armën.

26-vjeçari është paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.

Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, ku gjithashtu mësohet se përplasja mes dy personave ka ndodhur pranë një fushe tw vogël tw futbollit.

Përveç policisë e cika është në kërkim të autorit, në operacion janë përfshirë edhe forcat RENEA.