Lajme

Vrasja e të riut në Gjakovë: Sherri nisi pas debatit për politikë

06/08/2026 12:20
nga:G B

Një rasti i rëndë u shënua mbrëmjen e së diel në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, ku një 18-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e plagëve të mara nga mjete të forta dhe të mprehta.

Siç raporton Klan Kosova, gjithçka nisi nga një fjalosje mes viktimës dhe një komshiu të tij, për shkak të bindjeve të ndryshme partiake.

“Siç na ka thënë babai i viktimës, 18-vjeçari kishte votuar një parti tjetër, ndërsa komshiu i tij një parti tjetër”, u shpreh gazetarja.

Rasti tragjik u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia, ku u bë e ditur se edhe tre persona pësuan lëndime, përfshirë të dyshuarin.

I njëjti, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë.