Lajme

Mushkolaj: Po duket se i gjithë halli i njerëzve në krye të LDK-së është që ta akomodojnë në pushtet Vjosa Osmanin

06/08/2026 12:07
nga:G B

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kritikuar LDK-në, duke thënë se gjatë fushatës ka qenë e përqendruar rreth Vjosa Osmanit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai po ashtu ka theksuar se edhe tani pas zgjedhjeve, po duket që halli më i madh i njerëzve në krye të partisë është se si ta akomodojnë Vjosën në pushtet.

Postimi i tij i plotë:

Krejt fushata e LDK’së ka qenë e përqendrume rreth një personi – Vjosa Osmanit. Edhe mas zgjedhjeve po doket që halli më i madh i njerëzve në krye të partisë është qysh me e akomodu diqysh Vjosën n’pushtet. Kuj po ia nin për parti.