Gazetari Vullnet Krasniqi ka deklaruar se rreth 1 milion e 200 mijë qytetarë nuk kanë marrë pjesë në votimet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje në Kosovë.
Në maratonën e Klan Kosovës, ai ka thënë se kjo shifër tregon nivelin e ulët të pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.
“1 milion e 200 mijë njerëz nuk kanë dalë hiq me votu, dmth as nuk janë lodhë për 5 minuta me dal, e kjo kallxon shumë”, tha Krasniqi.


