Lajme

“Ia qitëm pikën edhe një herë” – Kurti sonte del në shesh, fton qytetarët në tubim

06/07/2026 21:51
nga:Genita C

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen sonte në ora 23:00 në Sheshi Skënderbeu, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, raporton GazetaBlic.

Në njoftimin e publikuar pas përfundimit të procesit zgjedhor, VV ka përcjellë sloganin “Krejt për shtet, shtet për krejt”, duke shtuar mesazhin “Ia qitëm pikën edhe një herë”.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Shihemi sonte në ora 23.00 në sheshin Skënderbeu bashkë me Kryeministrin Albin Kurti.

Krejt për shtet

Shtet për krejt

Ia qitëm pikën edhe një herë!