Lajme

Numërohen rreth 50 për qind të votave, LDK nuk kryeson në asnjë komunë

06/07/2026 20:32
nga:Genita C

47.68 për qind të vendvotimeve janë numëruar deri më tani nga Komisioni Qendror iZgjedhjeve.

Sipas përditësimit të fundit, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.66 për qind.

Në pozitën e dytë ndodhet Partia Demokratike e Kosovës me 21.72 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 18.31 për qind.

Sa i përket komunave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson në komunat shqiptare.

Partia Demokratike e Kosovës kryeson në tri komuna, AAK në dy, kurse LDK në asnjë.