Qytetarët e Kosovës kanë votuar të dielën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të tretat brenda rreth 16 muajve, në një proces që u zhvillua pas krizës politike dhe mungesës së një shumice të qëndrueshme parlamentare.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe tashmë janë mbyllur në orën 19:00.
Sipas të dhënave të KQZ-së deri në orën 18:54, kanë votuar 574,609 qytetarë, që përbën rreth 29,32 për qind të votuesve me të drejtë vote.


