Lajme

Në cilën komunë po votohet më shumë e ku më pak? Dalin të dhënat e fundit të KQZ-së

06/07/2026 16:42
nga:Genita C

Deri në orën 16:00, Leposaviqi prin me daljen më të lartë në votime.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 16:00, komunat me përqindjen më të lartë të daljes së votuesve në zgjedhje janë Leposaviqi me 44 dhe Ranillugu me 43%.

Në anën tjetër, pjesëmarrja më e ulët e votuesve është regjistruar në komunën e Dragashit, ku deri në këtë orë kanë votuar vetëm 12% e qytetarëve me të drejtë vote.

KQZ pritet të publikojë përditësime të reja mbi pjesëmarrjen në votime gjatë orëve në vijim.