Ish-ambasadori Albert Prenkaj, në një intervistë për Klan News tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur vullnet për ta nxjerrë Kosovën nga kriza.
Prenkaj theksoi se për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive, Kosova sot është pas në shumë çështje.
“Kosova gati dy vite ka qenë në një krizë të thellë politike. Partitë politike nuk kanë kërkuar lidership, duke nisur nga partia më e madhe, Vetëvendosje. Nuk ka pasur vullnet për marrëveshje mes partive, duke lënë pas Kosovën në shumë çështje. Nga ajo që ndodhi, u dëmtua Kosova. Klasa politike nuk po del dot nga kriza. VV nuk ka pasur vullnet për ta nxjerrë Kosovën nga kriza”


