Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet në vend.
Rama ka votuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë, duke iu bashkuar qytetarëve të shumtë që po marrin pjesë në zgjedhje.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të kontribuojnë në procesin vendimmarrës përmes votës.


