Lajme

Të dhënat në platformën e KQZ-së: 2.87% pjesëmarrja e votuesve deri në ora 09:00

06/07/2026 09:22
nga:L J

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun e platformës elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave nga platforma e KQZ-së, deri në ora 09:00 në nivel vendi kanë votuar 2.87% të qytetarëve me të drejtë vote

Nga 1 milionë e 959 mijë e 962 qytetarë me të drejtë vote, deri tash kanë votuar 56 mijë e 307 qytetarë.