Komuniteti sportiv është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit Fatjon Bunjaku.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e fshatit të tij, ku thuhet se Fatjon Bunjaku ka humbur jetën mbrëmë në një aksident tragjik.
“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.


