Lajme

Bedri Hamza: Projektet janë tonat – Qeverinë kemi me udhëheqë na

06/06/2026 22:54
nga:Sh R

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është shprehur i bindur se qeverinë e ardhshme do ta udhëheqë PDK’ja.

I ftuar në Pressing në T7, Hamza, ka thënë edhe se projektet si digat, përfundimi i autostradave e hekurudhat janë projekte të tyre.

‘’Por kësaj radhe jam i bindur që qeverinë kemi me udhëheq na, PDK’ja. Projektet  tonat janë, digat, përfundimi i autostradave, lidhja e autostradave. Edhe hekurudhat, mirë që po i rregullojmë binarët, por s’është boll bre, s’është e mjaftueshme. Duhet me bë hekurudha moderne’’, ka thënë ai mes tjerash.