Lajme

Naim Behlulaj: Bashkë e kemi nisur këtë rrugëtim, bashkë do ta kurorëzojmë me fitore

06/06/2026 22:32
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Naim Behlulaj, në përfundim të fushatës ka falenderuar secilin qytetarë që ishte pjesë e këtij rrugëtimi, raporton GazetaBlic.

Behlulaj thotë se kjo fushatë dëshmoi se kur bashkohemi rreth vlerave, respektit dhe vizionit për një të ardhme më të mirë asgjë nuk është e paarritshme.

Tutje, ai ka ftuar qytetarët që neser të dalin masivisht në votime dhe ta mështesin Lidhjen Demokratike të Kosovës, me numrin 113.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Në përfundim të kësaj fushate, dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për secilin prej jush që ishte pjesë e këtij rrugëtimi.

Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin Ilir Ferati, për strukturat e LDK-së, për aktivistët tanë të palodhshëm dhe për çdo qytetar që na hapi derën, na shtrëngoi dorën dhe na dha besimin e mbështetjen e tij.

Kjo fushatë dëshmoi se kur bashkohemi rreth vlerave, respektit dhe vizionit për një të ardhme më të mirë, asgjë nuk është e paarritshme.

Tani është koha që këtë energji, këtë besim dhe këtë mobilizim ta shndërrojmë në fitore. Ju ftoj që nesër të dilni masivisht në votime dhe të mbështesni Lidhjen Demokratike të Kosovës me numrin 113.

Bashkë e kemi nisur këtë rrugëtim, bashkë do ta kurorëzojmë me fitore.

Me respekt,
Naim Behlulaj
LDK 113 ✅
Vjosa Osmani – 1
Lumir Abdixhiku – 2