Mesfushori italian Sandro Tonali mund të bëhet një nga mesfushorët më të shtrenjtë në historinë e futbollit gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas raportimeve të mediave italiane dhe angleze, Newcastle United ka vendosur një çmim prej rreth 115 milionë eurosh për reprezentuesin italian, duke e bërë atë një nga emrat më të kërkuar në treg.
Favorit për transferimin e tij konsiderohet Manchester United, që po planifikon ndryshime të mëdha në repartin e mesfushës. Interes për Tonalin kanë shfaqur edhe Arsenal dhe Manchester City.
Sipas raportimeve, ofertat e deritanishme për 25-vjeçarin sillen mes 90 dhe 100 milionë eurove, por ende nuk kanë arritur vlerën e kërkuar nga Newcastle.
Nëse realizohet për shumën e kërkuar, transferimi i Tonalit do të hynte në mesin e marrëveshjeve më të mëdha ndonjëherë për një mesfushor, ndërsa Milani do të përfitonte miliona euro shtesë falë klauzolës së përfshirë në shitjen e tij.
/GazetaBlic Sport/


