Sporti

Fillon ndeshja e barazhit në Drenas

06/06/2026 16:00
nga:Mergim Rreci

Ka nisur ndeshja e shumëpritur e barazhit për një vend në elitën e futbollit kosovar.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Llapi dhe Dinamo po përballen në një duel vendimtar që do të përcaktojë skuadrën e fundit pjesëmarrëse në Superligën e Kosovës për sezonin 2026/27.

Ndeshja ka nisur në orën 16:00, ashtu siç ishte planifikuar, transmeton GazetaBlic Sport.

Llapi hyn në këtë përballje me synimin për të ruajtur statusin në elitë, pasi e mbylli kampionatin në pozitën e tetë të Superligës.

Në anën tjetër, Dinamo e Ferizajt kërkon të shkruajë histori duke siguruar për herë të parë promovimin në nivelin më të lartë të futbollit kosovar, pas suksesit ndaj Lirisë në barazhin e Ligës së Parë.

/GazetaBlic Sport/