Presidenti i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka folur për të ardhmen e sulmuesit norvegjez Erling Haaland, duke lënë të kuptohet se një transferim te Real Madridi mund të ndodhë në të ardhmen, por jo gjatë kësaj vere.
“Haaland e do Real Madridin dhe nuk e fsheh këtë. Por ai nuk do të transferohet këtë verë. Mendoj se do të luajë atje pas 2-3 vitesh”, është shprehur Watzke, transmeton GazetaBlic Sport.
Deklarata e tij vjen në një periudhë kur spekulimet për të ardhmen e yllit norvegjez janë rikthyer fuqishëm, sidomos pas zërave që e lidhin atë me një kalim te gjiganti spanjoll.
Megjithatë, sipas Watzkes, Haaland do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Cityt edhe sezonin e ardhshëm.
/GazetaBlic Sport/


