Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Bardhyl Hasanpapaj, është përfshirë orët e fundit në polemikë me Veton Surroin në lidhje me dekretin e Presidentes Osmani dhe interpretimin kushtetues.
Pas përfundimit të polemikës nga zoti Surroi, Hasanpapaj e ka falenderuar të njëjtin për debatin konstruktiv duke shprehur gadishmërinë për një të tillë në çdo kohë dhe çdo format.
“E falënderoj z. Surroin për debatin konstruktiv dhe shpreh gatishmëri për një të tillë në çdo kohë dhe format, qoftë edhe ne podkastin e tij. Debati i argumentuar është gjithmonë i dobishëm për jetën publike dhe shoqërinë demokratike që e aspirojmë. Por sigurisht që e respektoj edhe tërheqjen kur mbyllet njëanshëm” shkruan Hasanpapaj në reagimin e tij.
Por sipas juristit, Hasanpapaj, gjatë ‘rrugës është luajtur në fusha të ndryshme’.
Ai tha se ka diskutuar një çështje juridike kushtetuese dhe institucionale ndërsa sipas tij ‘Surroi nisi me juridikun, kaloi te politika dhe e përfundoi me letërsinë’.
“Nuk kam argumentuar se dekreti është kushtetues sepse prodhoi sqarim kushtetues. Kam argumentuar se Gjykata Kushtetuese nuk konstatoi shkelje kushtetuese (diçka që medoemos do të thuhej po të ekzisonte), ndërsa aktgjykimi solli qartësi për një situatë që deri atëherë ishte e paqartë (qoftë edhe për një pjesë). Këto janë dy çështje të ndryshme” shkruan Hasanpapaj në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:


