Sporti

Prishtina 01 në avantazh ndaj Drenicës pas pjesës së parë në finalen e futsallit

06/05/2026 21:43
nga:Mergim Rreci

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së parë finale në futsall mes Drenicës dhe Prishtina 01, me rezultat 3:4 në favor të Prishtina 01.

Në një pjesë të parë me ritëm të lartë dhe shumë gola, të dy skuadrat treguan intensitet dhe lojë sulmuese, duke e mbajtur takimin të hapur dhe me emocione të vazhdueshme.

Prishtina 01 arriti të jetë më efikase në rastet e krijuara, ndërsa Drenica u përgjigj me gola duke qëndruar në lojë deri në fund të pjesës së parë. Pritet një pjesë e dytë edhe më e fortë dhe vendimtare për fatin e ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/