KFOR ka njoftuar karabinierët që janë pjesë e këtij misioni, kanë zhvilluar stërvitje me qitje të vërtetë në poligonin Voloire për të përmirësuar aftësitë e shënjestrimit, përdorimin e armëve dhe gatishmërinë individuale.
Nga KFOR, është thënë edhe se, aktivitetet e tilla stërvitore ndihmojnë në ruajtjen e standardeve profesionale dhe efektivitetit operacional, duke siguruar që ushtarët të mbeten të përgatitur për të kryer detyrat e tyre në mbështetje të misionit të KFOR-it.


