Sporti

Rayan Cherki: Cristiano Ronaldo është lojtari më i madh në historinë e futbollit

06/05/2026 17:41
nga:Mergim Rreci

Mesfushori ofensiv francez Rayan Cherki ka shprehur admirimin e tij për Cristiano Ronaldo, duke e cilësuar portugezin si futbollistin më të madh të të gjitha kohërave.

Në një deklaratë të fundit, Cherki tha: Cristiano Ronaldo është lojtari më i madh në historinë e futbollit, transmeton GazetaBlic Sport.

Deklarata e talentit francez i shtohet listës së gjatë të futbollistëve dhe personaliteteve të sportit që kanë vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Ronaldos.

Sulmuesi portugez ka ndërtuar një nga karrierat më të suksesshme në historinë e futbollit, duke fituar trofe të shumtë me klubet dhe kombëtaren, si dhe duke vendosur rekorde të shumta në arenën ndërkombëtare.

/GazetaBlic Sport/