Sporti

Vashat e Kosovës gati për ndeshjen e madhe, formacioni zyrtar për përballjen ndaj Kroacisë

06/05/2026 17:51
nga:Mergim Rreci

Sonte në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, Dardanet kanë punuar me përkushtim të madh në detajet e fundit taktike, teksa atmosfera në kampin e Kombëtares është shumë pozitive dhe motivimi në nivelin më të lartë.

Kjo përballje ka rëndësi të jashtëzakonshme për rrugëtimin e Kosovës në Ligën C, Grupi C2, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Një fitore, por edhe një barazim ndaj Kroacisë, do t’ia siguronte Kosovës matematikisht pozitën e parë në grup, pasi ndeshjen e fundit e zhvillon kundër Gjibraltarit.

Ja formacionet zyrtare:

/GazetaBlic Sport/